Berisha: Pas 24 vitesh, Edi Rama ia doli të rilindte eksodet. Kur flet, lan duart si Pilati

Apr 18, 2015 | 20:56
SHPËRNDAJE

Në vitin 2015 ka një rikthim të frikshem dhe të fuqishëm të eksodës në Shqipëri, e për këtë, shkaktari i vetëm është kryeministri Edi Rama. Kështu shprehet në një postim në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili rendit disa nga arsyet me të cilën e argumenton akuzën e tij.

Sipas Berishës, në vetem 18 muaj qeverisje, Rama i doli të rilindë pas 24 vjetësh eksodat. Ndërsa reagimin e shefit të qeverisë për këtë çështje, Berisha e quan “larje duarsh”.

“Per here te pare ai vetem dje, ndoshta i detyruar nga te tjere foli ne Vlore ne prani te dy eurodeputetve per eksodat qe u solli shqiptareve. Ne te vertete thjesht po lante duart si Pilati per eksoden qe ai vete e solli. Une ju bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptare pavaresisht bindjeve politike, te degjojme dhe te reagojme ndaj sirenave te pasigurise,terrorit shteteror, papunesise,skamjes,mjerimit,te lidhura te gjitha me kliken ne pushtet. Me eksodin qe po shkaktojne ato po shperbejne egersisht kombin tone!”,- thekson deputeti demokrat.

Sali Berisha

Ja arsyet e Berishës për rilindjen e eksodave:

“Eksodat rilinden dhe ne kete drame kombetare te pranveres se vitit 2015, gjithçka u zhvillua para syve tane si ne nje fillm horror, me aktor kryesor Edvin Kristaq Ramen, nje njeri te mjekuar 13 vjet per psikoze bipolare. Ai nga mengjesi gjer naten vone, me llogorene e te semurit psiqik,mbjell vetem vrer,urrejtje deshperim dhe zhgenjim. 

Sot ne Shqiperi, ne nje vit, numerohen zyrtarisht 38 mije te ndaluar dhe arrestuar nga shteti i tij policor. Vendi ka sot, nje numer te paraburgosurish me te larte se, Siria dhe Iraku. Ka burgje ne te cilat qytetaret varin veten nga torturat çnjerezore. Shqiptaret po ikin nga vendi tyre pasi, per 35 dollare, madje dhe me pak detyrim ndaj shtetit perplasen, vdesin dhe vrasin veten ne qelite e burgjeve.

Eksodat rilinden dhe gjithçka u zhvillua si ne nje film horror kur, Edi Rama kalonte nga sheshi ne shesh me premtime te tipit hoxhist duke ju premtuar qytetarve ,punesimin masiv,uljen e taksave per 97% te qytetarve ,sherbim shendetesor dhe legalizime falas,heqje te TVSH per buken,miellin,vajn,sheqerin,orizin, kurse sot shqiptaret jane njerzit me te mashtruar e te poshteruar te Europes. 

Eksodat rilinden dhe gjthçka u zhvillua si ne nje film horror kur Edi Rama njeriu qe betonoi Tiranen dhe e zhyti ate ne shkallen me te larte te ndertimit informal, shkaterroi para syve tane qindra e qindra shtepi banimi, lokale dhe pallate me leje…

Eksodat rilinden dhe gjithçka u zhvillua si ne nje film horror para syve tane kur, Edi Rama njeriu qe premtoi uljen e çmimit te energise elektrike dhe heqjen e TVSH per energjine, rriti me 24% çmimin e saj. 

Eksodat rilinden sepse Edi Rama, njeriu qe u zotua per lufte me zero tolerance kunder krimit, riktheu ne pushtet bandat e partise, tritolin,maskat,atentatet,pritat,pengmarrjet dhe akte te tjera terrori, duke bere keshtu jeten e shqiptareve dhe femijeve te tyre, me te pasigurte se kurre me pare e duke shuar shpresen se ne Shqiperi, do mund te gjejne siguri per vete dhe femijet e tyre. 

Eksodat rilinden dhe gjithcka zhvillohet si ne nje film horror para syve tane, ne te cilin, kryetari i parlamentit akuzohet si ne asnje vend tjeter te botes nga miku i tij i ngushte se ka porositur vrasjen e 2 deputeteve. 

Eksodat rilinden sepse si ne nje film horror njeriu qe premtoi lufte me zero tolerance ndaj korrupsionit u rikthye se bashku me ministrat dhe aletatet e tij tek 20% i dikurshem. 

Eksodet rilinden, sepse skenari grek I Edi Rames po rrenon cdo jave e me shume ekonomine shqiptare, po largon investitoret e huaj por dhe vendas nga Shqiperia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura