Berisha mori fjalën në vend të deputetit demokrat/ Enkelejd Alibeaj kritika nënkryetares së Kuvendit: Lista ka një renditje, nuk të lejon të bësh kapërcime

Apr 11, 2022 | 20:27
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka debatuar me drejtuesen e seancës së sotme plenare Ermonela Felaj, për ndryshimin e radhës së fjalës së deputetëve me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ajo i kërkoi Felajt të respektojë rregulloren duke iu përmbajtur listës e cila ka një renditje dhe sipas tij nuk e lejon të bëjë kapërcime.

“Respekto rregulloren e këtij parlamenti. Mos bëj siç bën në çdo seancë. Lista ka një renditje dhe nuk të lejon ty të bësh kapërcime.

 Ju personalisht sa herë që uleni në atë karrige nuk respektoni listën e depozituar prej kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ndodh gjithmonë kjo gjë. Merrni masa. Respektoni ju e para rregulloren”, tha Alibeaj.

Ermonela Felaj u përgjigj me ironi duke deklaruar se të du bashkë duhet të rishohin edhe njëherë nenet e rregullores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura