Berisha: Gati reforma e pensioneve, ta votojë PS

Nov 1, 2012 | 10:40
SHPËRNDAJE
Berisha dje në konferencën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Kryeministri në konferencën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Ligji dhe vendimet për ndryshimin ‘në sirtar’ prej dy vitesh”

Qeveria ka gati reformën e pensioneve, por ajo duhet të votohet edhe nga Partia Socialiste.  Të paktën kështu deklaroi dje shefi i qeverisë, Sali Berisha, gjatë konferencës së organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Berisha tha se për reforma të tilla duhet konsensusi i opozitës në mënyrë që të garantohet qëndrueshmëri në kohë, pasi ligje të kësaj natyre ndryshohen në periudha të gjata kohore. “Për fat të keq, reforma e pensioneve ka dy-tre vjet që ndodhet në sirtar. Kjo sepse opozita refuzon, ndonëse ka pranuar tekstin që ta votojë, por kjo është një reformë që duhet të qëndrojë në fuqi shumë dekada, dhe vendosja në mënyrë të njëanshme e saj krijon një pasiguri të panevojshme, ndaj dhe ne jemi të vendosur me durim të negociojmë, të bëjmë një dialog konstruktiv me opozitën, në mënyrë që kjo të miratohet në interesin më të mirë, së pari të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura