Berisha frymëzohet nga protesta në Rumani: Në shtator shqiptarët përmbysin narkoshtetin

Aug 13, 2018 | 17:03
SHPËRNDAJE

Sali Berisha u është drejtuar qyetartëve të Shqipërisë me një thirrje të fortë, për t’u ngritur në protesta për të rrëzuar qeverinë e Ramës.

Ai ka marrë si shembull protestat e zhvilluara këto ditë në Rumani, duke shkruar se u shreh “admirimin dhe solidaritetin me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullor, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi”.

Në postimin e bërë në Facebook, Berisha bën thirjje që ” te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madh te historise tone”.beriasha

Postimi i plote:

Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Te dashur miq, prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.

Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullor, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi.

Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madh te historise tone. Fitore! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura