Berisha flet pas seancës në Kuvend: Tirana të dëbojë ambasadorin rus dhe të tërheqë diplomatin tonë në Moskë

May 3, 2022 | 13:32
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në fund të seancës së sotme plenare se Shqipëria duhet të largojë ambasadorin rus nga Tirana dhe të tërheqë ambasadorin shqiptar nga Moska.

Berisha theksoi se këto dy akte duhet të ndërmerren si qëndrim ndaj luftës në Ukrainë.

“Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska.

Zvogëlimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Rusinë si një dëshmi ndaj një qëndrimi të papajtueshëm ndaj një vendi të lirë. Shpreh solidaritetin tim më të madh për Ukrainën dhe popullin e saj”, deklaroi Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura