Berisha deklaroi se do të marrë pjesë në mbledhje, reagon Gazment Bardhi: Deputetët vlerësojnë nëse një non grata duhet të jetë pjesë e grupit, askush nuk mund të imponohet

Mar 30, 2022 | 16:41
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se do të jetë pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

bardhi-5

Bardhi shkruan se një parti ku nuk respektohet vullneti i grupit është parti personale, por jo demokratike. Ai shton se askush nuk mund t’i imponohet apo të injorojë vullnetin e grupit parlamentar.

Sipas tij deputetët kanë të drejtë të bëjnë vlerësimin e tyre, nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit.

Statusi i Gazment Bardhit

Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.

Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura