Bëri manovra të rrezikshme para komisariatit me makinën luksoze, policia vihet në lëvizje pas publikimit të lajmit dhe ndalon 26 vjeçarin. Detaje

Jan 21, 2020 | 21:37
SHPËRNDAJE

Pas publikimit në rrjetet sociale ku një i ri xhironte makinën luksoze përpara komisariatit 6 në zonën e Kombinatit, ka reaguar Policia e Shtetit, e cila thekson se ka shoqëruar në komisariat të autorin.

1579626317_Policii

Sipas policisë, 26 vjeçari është ndaluar në zonën e Unazës së Re.

Njoftimi:

Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.

Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave  përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme.

 

VIDEO/ Shihni se si i riu sfidon policinë para komisariatit me makinën e tij luksoze

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura