Bëri bujë me lidhjen me aktorin 20 vite më të madh, por braktisi garën pas kërkesës së të atit, Big Brother Italia “hakmerret” ndaj Heidi Baçit

Mar 26, 2024 | 13:07
SHPËRNDAJE

Heidi Baçi “braktisi” në mes lojën në Big Brother Italia pasi babai i saj hyri brenda shtëpisë duke i kërkuar të ndërpriste garën për shkak se ajo nisi një romancë me aktorin 20 vite më të madh Massimiliano Varrese.

heidi bacii

Dhe produksioni i këtij spektakli duket se ka marrë “hak” ndaj Heidi Baçit, e cila është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania, për ndërprerjen e garës.

Gjatë finales, të drejtuar nga Alfonso Signorini, ka ndodhur një ngjarje e papritur që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Tre orë pas transmetimit, doli një detaj befasues: një konkurrente u përjashtua nga klipi final i spektaklit.

Gjatë finales u shfaq një video emocionuese me momentet kryesore të Big Brother, një “best of” e vërtetë që përmbledh dinamikën e shtëpisë nga shtatori 2023 deri në mars 2024. Megjithatë, mes protagonistëve të kësaj eksperience, çuditërisht mungonte Heidi Baçi, duke gjeneruar kështu një sërë pyetjesh dhe polemikash në Itali.

Ajo ka qenë pjesë aktive në dinamikën e reality shoë-t dhe ishte tërësisht e përjashtuar nga pamjet e videos.

“Është e rëndësishme të theksohet se Heidi më pas mori pjesë në Big Brother VIP në Shqipëri, duke i shtuar më shumë interes këtij përjashtimi të papritur”, shkruajnë mediat italiane.

Vendimi për të përjashtuar Heidi Bacin dhe pjesërisht, një konkurrente tjetër, Monia La Ferrera, krijoi një debat mes publikut.

Është spekuluar se mungesa e dy konkurrentëve mund të ketë qenë për shkak të një gabimi regjisorial apo indikacioneve specifike nga produksioni, megjithatë arsyet mbeten të paqarta dhe nuk janë dhënë shpjegime zyrtare.

Përjashtimi “misterioz” i ish-konkurrentes gjatë klipit të finales së Big Brother Italia ka lënë publikun me shumë pyetje pa përgjigje.

Mbetet për t’u parë nëse Alfonso Signorini ose anëtarë të tjerë të produksionit do të japin sqarime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura