Beqare, me diamant dhe luks/ Si festuan vajzat e showbizzit ditëlindjet e tyre

Apr 2, 2022 | 18:08
SHPËRNDAJE

Eneda Tarifa ka organizuar një festë të madhe për 40-vjetorin e saj. Të ftuar shumë miq, të afërm dhe VIPa, festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që ra në sy ishte fakti se këngëtarja hyri në festë krejt e vetme. Madje me të nuk ishte as vajza e saj, Aria. Gjatë një fjalimi që ajo mbajti përpara kolegëve, tha se tashmë ka tri festa të ndryshme për 40-vjetorin e saj.

E teksa Era Rusi e pyeti se cila është festa e tretë, Eneda mes të qeshurash iu përgjigj duke i thënë se bëhet fjalë për një festë familjare. “39+1” shkruhej në murin e arreduar, për të treguar edhe vitet e këngëtares, që duhet thënë, shfaqet gjithnjë në formë perfekte. Që pas divorcit të saj me Erjon Zaloshnjën, këngëtarja është shfaqur gjithnjë e vetme, madje duke mos pranuar ta komentojë jetën e saj private.

Edhe kjo festë e tillë ishte për të, një natë e kaluar më së miri, por me miqtë e saj, pa praninë e një mashkulli në krah. Disa nga emrat më të famshëm të muzikës kanë kënduar mbrëmjen e së enjtes, duke krijuar një atmosferë shumë të veçantë. “Era Rusi, Eranda Libohova, Venera dhe Isli ishin disa nga këngëtarët që përveçse uruan mikeshën e tyre, performuan edhe live në festë. E veshur me një fustan të shkurtër, me gur, Eneda e shijoi të gjithë mbrëmjen e 40- vjetorit të saj, mes rrethit të ngushtë.

Por krejt ndryshe ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen e saj Morena Taraku. Modelja kosovare ka festuar 29-vjetorin dhe, kur flasim për të, dihet që luksi do ta mbulojë. Në 29-vjetorin e saj, modelja nuk është kursyer aspak në postimet e bëra. Por duhet thënë se nuk janë kursyer as ata që i kanë bërë dhurata.

Bukuroshja, e ndjekur nga 1.5 milionë njerëz në “Instagram”, ka publikuar në rrjetet sociale urimet lyk të markës “Cartier” dhe një çantë “Louis Vuitton”. Dhurata këto që kapin vlerën e qindra-mijërave eurove, por kjo nuk është diçka e re për Morenën. Megjithatë, ajo nuk zbuloi se prej kujt i ka marrë këto dhurata të shtrenjta, pavarësisht spekulimeve që bëhen shpesh në internet.

Morena Taraku prej vitesh është zhvendosur në Turqi, atje ku edhe po zhvillon karrierën profesionale. Ndonëse prej kohësh mungon, fansat duket se nuk e kanë harruar, duke vijuar ta pëlqejnë dhe ndjekin pa fund. Nga ana tjetër, edhe modelja nuk i kursen për fansat pozat hot që realizon në rrjetet sociale. Kujtojmë se pas ndarjes nga miliarderi iranian, ajo nuk ka pranuar një tjetër histori dashurie.

Edhe pse vitin e shkuar Morena publikoi në rrjetet sociale ndjesitë e saj rreth një ndarjeje, pa pranuar se për kë bëhet fjalë. Morena publikonte shpesh në “InstaStory” foto të buqetave gjigante me trëndafila që merrte çdo herë nga i dashuri, por duket se romanca e tyre ka marrë fund shumë shpejt. Këtë ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja me postimet e saj. “Uroj ta gjesh atë që po kërkon. Gëzuar”, shkruante Morena në një postim.

Por një tjetër personazh ka festuar ditët e fundit ditëlindjen. Flasim për Fifin, që ky 28-vjetor e ka gjetur më të dashuruar se kurrë. Kjo ditë e rëndësishme e gjeti këngëtaren në Nju Jork, ku ndodhet prej disa ditësh për shkak të punës. Këngëtarja ka udhëtuar së bashku me Ylli Limanin dhe partnerin e saj, Adis Patushi.

Krahas punës, këngëtarja ka gjetur kohë për të festuar ditëlindjen në një bar në Nju Jork. jo shihet teksa argëtohet bashkë me Yllin, ndërsa nuk ka kursyer dhe momentet romantike me Adisin. Fifi dhe partneri i saj i ri shfaqen duke festuar në një ndër ambientet më luksoze të Nju Jorkut, duke mos u kursyer për këtë festë.

Bashkë me ta ka qenë edhe Ylli Limani dhe disa miq të çiftit, që kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Dhuratat, urimet dhe dedikimet nuk kanë munguar as për Fifin në ditën e saj të lindjes. Ndër urimet e shumta që ka marrë këngëtarja e njohur shqiptare në rrjetet sociale, ai që ra në sy ishte urimi i ditëlindjes nga i dashurit i saj, Adis Patushi.

Adisi postoi disa foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihej përkrah Fifit, teksa zgjodhi fjalët më të ëmbla për t’i shprehur dashurinë dhe për të treguar rëndësinë që ajo ka në jetën e tij. Këngëtarja është padyshim një ndër artistet më të njohura dhe më të dashura shqiptare, ku ndër vite ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme artistike.

Që nga nisja e lidhjes së tyre, Adisi dhe këngëtarja kosovare nuk e kanë fshehur romancën, madje jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale nuk i kursejnë përkëdheljet dhe puthjet në publik. E tillë ka qenë edhe festa e ditëlindjes në katin e fundit të një ndërtesë në Nju Jork, ku Fifi ka festuar thuajse përgjatë gjithë kohës përqafuar me Adisin.

Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk e ka problem të tregojë se ndajnë shumë kohë me njëritjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Pak ditë më parë, me anë të një postimi në “InstaStory”, ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi, i cili është njëkohësisht dhe kushëri i Adisit, ka treguar pamje teksa çifti janë së bashku me familjarët e tyre, duke treguar kështu se gjërat e tyre janë shumë serioze.

Para pak kohësh, një foto e postuar nga të dy ata, ku i drejtoheshin njëri-tjetrit me fjalët “mami” dhe “babi”, ka mjaftuar që fansat e dyshes të aludojnë se Fifi mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë me Adisin. Çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë tjetër lidhur me këto thashetheme dhe na mbetet vetëm të presim se çfarë do të zbulojnë ata në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura