Benzi përplaset me kamionin dhe e përmbys atë, vdes 27-vjeçari

Aug 28, 2015 | 18:05
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 27-vjeçari këtë të premte në rrugët e vendit. Ngjarja ka ndodhur në aksin Milot­Thumanë, kur një automjet “Benz” devijoi nga rruga duke u përplasur me një kamion të parkuar në anë të rrugës.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Viktima udhëtonte në drejtim të Shkodrës dhe makina nga përplasja e forte, ka arritur të përmbysë kamionin.

Ndërsa 27-vjeçari Ervin Ranxi, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sipas hetimeve të para mësohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura