Behgjet Pacolli: Pse refuzova blerjen e ‘Google’ në ‘97

Sep 27, 2015 | 22:05
SHPËRNDAJE

Në 17-vjetorin e themelimit të një prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e teknologjisë, “Google”, biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacoli, deklaron se drejtuesit e kësaj kompanie i kanë trokitur në zyrën e tij për të kërkuar mbështetje.

Behgjet Pacolli (foto e publikuar ne profilin e tij ne "Facebook")
Behgjet Pacolli (foto e publikuar ne profilin e tij ne “Facebook”)

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Pacoli thotë se refuzoi të investonte në këtë kompani pasi në atë kohë nuk kishte njohuri në këtë fushë, paçka se sot përdor pothuajse çdo ditë motorët e kërkimit të kësaj kompanie.

“Sot motor kërkimi i njohur amerikan Google mbush plotë 17 vjet. Unë si ju dhe miliona njerëz të tjerë jam një përdorues i përditshme i kësaj zbulimi teknologjikë. Por dua të ndaj me ju një histori për herë të parë këtu lidhur me kompaninë Google. Në vitin 1997 themeluesit e kësaj kompanie erdhen në zyren time në Lugano, Zvicër duke më lutur të investoj në idenë e tyre, por pasi nuk kisha aq shumë njohuri për këtë fushë veprimi (në atë kohë e panjohur për mua) ata i refuzova. Sidoqoft, unë shpresoj shumë që tani të rinjet tanë shqiptar do të shpikin diçka të tillë, dhe unë gjithsesi do ti përkrahi”,-shkruan Paçoli në “Facebook”.

Mesa duket ky nuk ishte fati i një biznesmeni shqiptar për të investuar në një prej kompanive që do të bëhej më pas ndër më të suksesshmet në botë, ndërsa të tjerë investitorë zgjodhën ta mbështesin “Google”, duke rritur fitimet e tyre në miliarda dollarë.

Edhe pse Pacolli nuk e thotë në komentin e tij shumën e kërkuar nga themeluesit e “Google”, në mediat shkruhet se shuma e kërkuar ka qenë rreth 100 mijë dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura