Bebe Rexha në eventin e madh së bashku me artisten e famshme, do të zbulojnë të nominuarit për ‘Grammy’

Nov 20, 2019 | 16:49
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe artistja e famshme Alicia Keys, do të bëhen bashkë për të zbuluar të nominuarit për më të mirët në “Grammy Awards 2020”.

Shpallja e të nominuarve do të fillojë rreth orës 7:20 të mëngjesit kur drejtoresha e përgjithshme e Akademisë së Regjistrimit, Deborah Dugan si dhe kryetari i bordit të mirëbesimit, Harvey Mason Jr. Do të zbulojnë të nominuarit e kategorive të zgjedhura në Qendrën e Transmisionit CBS në New York.

Ndërsa konferenca për shtyp do të transmetohet në GRAMMY.com si dhe në llogaritë e Akademisë në Facebook e Twitter.

Grammy Awards do të mbahet më 26 janar 2020.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura