Beatrix: Çdo femër do të donte të ishte në “Dhomën 609” me mashkullin ideal

May 19, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE


Këtë vit vjen më e guximshme në skenë, duke i përdorur të gjitha armët e suksesit. Përveç ngacmimit të fantazise me titullin e baladës “Dhoma 609”, ajo provokoi publikun me sensualitetin e fustanit të kuq. Beatrix Ramosaj flet për veten dhe pritshmëritë që ka në këtë garë, pasi është komentuar si pretendente për të fituar çmimin e madh të “Top Fest”.
Do të performosh në finalen e “Top Fest”. Si po ndihesh para natës se madhe, e mendon fitoren?
Ndihem shumë e emocionuar, t’ju them të drejtën. Fillimisht nuk kishim menduar për pjesëmarrje në “Top Fest”, sepse së bashku me menaxherët e mi po mendonim një këngë të përshtatshme për club. Mirëpo, rrugës duke e punuar si këngë, doli shumë sensuale dhe mori formën e një balade, ndaj menduam që pse të mos marrim pjesë në “Top Fest”. Patjetër që këtë sukses të këngës e prisnim.
Ia di pikat e forta dhe të dobëta vetes? Çfare cilësie të veçantë ke që të bën të ndihesh diva në skenë?
Sigurisht pikë të fortë kam sigurinë dhe vendosmërinë për të bërë më të mirën në skenë.
Cilët janë këngëtarët e tjerë rivalë për çmimin e madh, ose më mirë këngët më të bukura të këtij edicioni sipas teje?
Përveç këngës sime (shaka), më pëlqen kënga e Eugent Bushpepës dhe Aslaidon Zaimaj. Për këtë të fundit jam krenare, sepse kam kontribuar në produksion.
Kënga jote titullohet “Dhoma 609”, që të çon në fantazinë e një nate erotike. E ke përjetruar vërtet fabulën?
Më vjen mirë që kënga është diskutuar shumë gjatë, deri dhe keqkuptuar, por asnjëherë nuk është përjetuar nga unë. Ka një histori të tillë, ku çdo femër do të donte të ishte me mashkullin e saj ideal.
Një nga vargjet e këngës është ” çdo minutë mendja tek ti po më rri”. Deri tani e ke përjetuar pasionin e fortë të dashurisë?
Edhe unë njeri me këmbë në tokë jam, sigurisht që po.
U komentove për fustanin provokues në “TOP Fest”. Ishte ky ngacmim që i bëre publikut për të qenë më shumë në qendër të vëmendjes?
Hmm, po ta mendosh kështu…, po, ndoshta mund të merret edhe në këtë mënyrë. Por e vërteta është se e gjithë vëmendja ka qenë te performanca ime në vokal.
Duke iu referuar tekstit të këngës, ti për cilin djalë do të kishe shkuar me një frymë në mesnatë ta takoje?
Do ishte shumë mirë me Drake, pavarësisht se ka dy ditë që s’më hap telefonin (qesh).
E ke takuar njeriun e zemrës, apo je ende në kërkim?
Njeriun e zemrës unë e takoj përditë, sigurisht vëllain, mamanë dhe miqtë e mi më të afërt. Të tjerë nuk kërkoj, por pse jo, pres.
A e mendon martesën si një destinacion të afërt apo të largët?
Nuk mendoj fare për momentin.
Është e vërtetë që në jetë je një vajzë e ndrojtur?
Nuk është e vërtetë që jam e ndrojtur, përkundrazi. Këtë e thonë ata persona që nuk më njohin.

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura