BATUTAT E PLOTA/ Rama dhe Berisha i tregojnë burgun njëri-tjetrit

Jul 26, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Vazhdon mes batutash e replikash seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë. Pas fjalës plot akuza të ish-kryeministrit Berisha ka replikuar kryeministri Rama.

rama-kuvend

Sipas tij, në tre vjet kryeministër, kjo është hera e parë që e sheh Berishën të flasë me letër, duke i kujtuar se tani me reformën nuk dihet se në cfarë gjyqi mund të jetë dëhsmitar.

Rama:

Sali kam tre vjet që jam këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, si dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tëndë të parë, që mos ti kapte gjykata në kundërthënie.

Mirë ke bërë që je përgatitur me shkrim, se tani që reforma vazhdon nuk i dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen.

Dhe sa për atë të dytën, për partinë e dytë tënden, atij djalit që ke lënë roje aty o jepi lirinë o thuaj që mos ankohet se nuk e ke lënë ti, se na bën qesharak të gjithëve, opozitën e duam të gjithë.

Berisha: I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë hetimin se Rama pasi humbi të gjitha ligjet ka filluar të thërrasë prokurorët në zyrë dhe tu thotë atyre po të emëroj kryetar të SPAK. Ponta me ligje i emëroi dhe përfundoi aty ku do përfundosh dhe ti shumë shpejt.

Unë i uroj 100 vjet djalit tënd. Por ky është një akt fyes për gjithë shqiptarët. Ti nuk mund të bësh lidhje të tjera, sepse pastaj do presim ditëlindjen tënde të bëjmë pushim, ditëlindjen e lindës të bëjmë pushim.

Rama: Fakti që ditë pushimi ti bëre fjalim me shkrim tregon sa shumë i lumtur je që kaloi reforma. Do ta shohësh vetë që të gjithë prokurorët e gjykatësit që janë të lidhur pas trungut tënd do ikin aty ku e kanë vendin. Të tjerat pastaj ia lëmë kohës. Përgatitu për më shumë fjalime me shkrim.

Berisha: Ju e dini që pas gjykatësve e ka radhën llumi i politikës. Përgatitu mirë se do përfundosh aty ku është miku yt Ponta. Ti je i pashpresë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura