Basha takon ekspertë, inxhinierë e gjeologë: Kemi burime njerëzore për të përballuar situatën, por duhet …

Dec 1, 2019 | 20:22
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme kreu i demokratëve Lulzim Basha është takuar me ekspertë të emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmologjisë dhe ndërtimit për të diskutuar për situatën post tërmet.

basha 1

Gjatë fjalës së tij Basha tha se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për t’i dhënë zgjidhje situatës, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim.

Gjithashtu një nga problemet e ngritura në takim nga ekspertët sizmologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, sepse për shkak të mungesës së financimeve Instituti i Sizmologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.

Mësohet se pjesë e këtij takimi ishin personalitete të njohura si Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi.

basha3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura