Basha publikon videon nga takimi me demokratët në Korçë: Bashkë për të ardhmen dhe demokracinë

Jan 27, 2022 | 9:07
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi i një ditë më parë me demokratët e Korçës.

“Bashkë për të ardhmen, për demokraci, institucione të forta, ekonomi të lirë dhe një politikë për njerëzit, që na bashkon rreth vlerave dhe shpresës për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Basha në Facebook.

basha new new

Nje dite me pare nga Korça ku u takua me demokratët, Basha akuzoi Berishën se kërkon të vendosë interesin e tij personal mbi atë të demokratëve.

“Janë kthyer në tre aktorë në një film, një tragjikomedi, por më shumë është një dramë që rëndon në kurrizin e shqiptarëve. Pse bëhet gjithë ky teatër; aty qeshin aty qajnë, aty lavdërojnë aty shajnë, aty godasin, aty i shkelin syrin njëri-tjetrit. Pse bëhet gjithë ky teatër? Për të maskuar një tjetër dramë të madhe që është produkt i politikës që ka humbur fytyrën njerëzore, që janë institucionet e kapura. Përvetësimi i pushtetit, shtimi dhe ruajtja e pasurive të vëna në mënyrë korruptive, këto kanë sjellë asgjësimin e institucioneve të vendit. Sa prej jush nuk dinë më ku ta qajnë hallin”, tha kreu i PDsë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura