Basha me mësuesit: Arsimi i Rilindjes së Ramës ka mbetur në klasë

Mar 7, 2016 | 12:45
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar me rastin e 7 marsit një takim me mësuesit, të cilët janë të papunë, për shkak se siç thanë, kanë bindje të ndryshme politike nga partia në pushtet.

12794320_1092987700752410_6490951901309246002_n

Sipas Bashës, mbështetja e qeverisë për mësuesit nuk tregohet “as nga dokrrat nëpër ekrane por varet nga aktet, një qeveri ka shumë në dorë të bëjë për arsimin, dhe këtë se tregon me parrula e studime pa fund por me një gjë të matshme, me paratë që vendos të investojnë në arsim, tek mësuesit, pedagogët, statusi i tyre, siguria e tyre, kualifikimi i vazhdueshëm”.

Mësuesit në Shqipëri, tha Basha janë “në presion të vazhdueshëm”.

“Nxënësit shqiptarë sot përballen me pasojat e një trupe mësimore në terror e presion, që i ka shëndrruar shkollat në qendra votimi për kongreset e partisë në pushtet, siguria e shkollave është kërcënuar, siguria e mësuesve në ushtrimin e profesionit është në nivelet më të ulëta…”, tha Basha.

“Ka një rrugë për të qenë mësues sot, të anëtarësohesh në PS, partia shtet do t’i shtrijë kthetrat edhe në arsim, ky është fundi i një standarti, asnjë investim, asnjë shkollë të re, tekste të vjetëruara e të dala jashtë standarteve. Nuk ka asnjë vizion, prandaj ka mbetur në klasë arsimi i Rilindjes së Edi Ramës. Është koha për t’u mbajtur me kurajo tek vlerat më të mira, investimi individual i gjithësecilit prej jush dhe tek respekti qe ne të gjithë kemi për ju pavarësisht se si ju denigron ditë për ditë kjo qeveri. Kjo s’është një ditë për të vënë kujën, por për të reflektuar dhe për të marrë përgjegjësine tonë për sot dhe për nesër, përgjegjësi që nisin nga investimi për mësuesit, që s’kanë parrë një rritje rroge këto 3 vjet,. investimi tek mësuesit me rritje rroge do jetë prioritet i PD. Do shfuqizojmë ligjin klientelist për arsimin e lartë..kyci për ta nxjerrë të riun shqiptar nga hamalli tek punonjësi i mendjes”, paralajmëroi Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura