Basha i përgjigjet Ramës: Je një i pashkollë, ta them unë pse e shite sot Durim Keçin

Oct 13, 2017 | 10:33
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të qeverisë, Edi Rama me fjalët e Petrit Vasilit, duke thënë se ai ëhstë një i pashkollë që i ka kompleks të shkolluarit.

basha gishti per ramen

Duke folur në foltoren e Kuvendit, Basha tha se Rama lejoi që të dyshuarit për ngjarjen e Elbasanit ndodhen tani në Itali, ndërkohë që duhet të ishin në burg. Sipas tij i forti i Shijakut u arrestua dy ditë më parë vetëm para se Rama të shkonte në Romë për të takuar kryeministrin Italian dhe ku e dinte se do të kritikohej nëse nuk do ta arrestonte.

Fjala e Bashës

I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu njerëzit e krimit, nuk ka nevojë të tregoj foto. Janë të dënuar për drogë, për prostitucion, për vrasje. Rama i bëri deputet dhe i solli këtu në këtë sallë. Ata për përdhunim i bëri kryetarë bashkie. E harruat Elvisin? Më pyetën disa të rinj ca është Griselda: i futën një jastëk në bark dhe thanë e detyroi PD ta dështonte. U vërtetua që ky ishte një ‘përdhunim’ i pastër i Elvis Roshit.

E dini që nuk keni parti në Lezhë apo se dini? Qani hallin e PD-së. a e dini që shumë degë të partisë suaj i sundon krimi dhe kriminelët? Po kur iu ngrenë pistoletat në mbledhjet e kryesisë tuaj banditët, kjo ndodh edhe në degë. Këtë e keni dhuratë nga Edi Rama. Nuk ka dhënë një shpjegim se pse dy të dyshuarit kryesorë të Elbasanit ndodhen në Holandë. Pse u fsheh kërkesa e Interpol për Durim Keçin u fsheh dhe e nxorre vetëm para se të ikje në Itali dhe e dije që do haje thupra?

Ti je pa shkollë, e ke kompleks. Je pa shkollë në krahasim me këtë grup parlamentar të opozitës, ti nuk zgjedh shkollën, zgjedh krimin, grabitqarët, ata me dëftesa false. Meqë ke ikur dhe s’ta mban të rrish në sallë, po u drejtohem shqiptarëve dhe tu them se shqetësimi im nuk ka qenë kurrë ky njeri: por gjëma e madhe që po i ndodh këtij vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura