Basha i përgjigjet ftesave të Ramës me një thirrje të fortë: Tërhiqu nga…

Dec 13, 2017 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sot ftesave të vazhdueshme të Ramës për mirëkuptim për kryeprokurorin me një thirrje të fortë.

basha

“Komunikimi mes PD dhe PS është bërë institucionalisht në komisionin e Ligjeve, gjithçka do kalojë përmes Kushtetutës, jashtë saj nuk ka as dialog, as pazar e as marrëveshje. Thirrja ime ndaj Ramës është të tërhiqet nga lëvizja antikushtetuese dhe rikthimi ne germën e Kushtetutës”- tha Basha.

Pyetur nëse ka pasur komunikim në nivel zyrtyarësh apo edhe personalisht mes tij dhe Ramës, Basha përgjigjet: Për këtë nuk ka nevojë as për Fb, as për tryeza, as për ceremonira, vetëm për zbatim të Kushtetutës, se ajo që ne kemi votuar në korrik 2016 është në Kushtetutë”.

Basha ka thënë se nuk do të pranojë asnjë ftesë që shkel Kushtetutën. “Kjo ftesë do të ketë si ka pasur deri më sot një Jo të prerë dhe paralajmërim të fortë, të ndalë menjëherë procesin antikushtetues që ka vënë në lëvizje dhe për t’iu kthyer kushtetutës”- tha ai, duke shtuar: “Ky është pakti, cfarë pakti tjetër kërkon, të shkelë kushtetutën? që unë të bëhem me të bashkë për të shkelur Kushtetutën dhe Reformën në Drejtësi? Kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe nëse ai e bën i vetëm do kete përgjigjen e mirituar nga opozita dhe jam i bindur, edhe nga qytetarët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura