Basha e Gjiknuri qeshën me lot/ Flet deputeti i Lushnjës që “shkriu” Kuvendin: Njihem për shaka e humor mes demokratëve, kreu i PD i dinte batutat!

Sep 17, 2021 | 18:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Koreshi, përmes një fjalimi të mbajtur mëngjesin e sotëm gjatë seancës maratonë në Kuvend shkaktoi të qeshura në sallë, si mes deputetëve socialistë ashtu edhe atyre demokratë.

Vetë kryedemokrati Basha së bashku me socialistin Gjiknuri nuk e mbajtën dot seriozitetin përpara kamerave, duke qeshur me lot.

Në një intervistë në “Syri.net” Koreshi sqaron se nuk është ndjerë aspak në siklet, pasi ai njihet si një deputet që shkakton humor me batuta.

Ai rrëfeu se vetë Lulzim Basha ishte në dijeni të disa prej batutave, por ndoshta nuk e kishte pritur që do t’i artikulonte në sallë.

Është një keqinterpretim që kanë bërë mediat. Unë njihem për shaka dhe batuta në Grupin Parlamentar. Nuk më duket shqetësuese. Kryetari i opozitës i dinte batutat. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrant nuk patën guxim të rrijnë në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike.

Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi. Dozat që i shova shkaktoi edhe të qeshura në sallë. Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”, u shpreh Koreshi.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/