Basha: Biznesi i vogël i Kavajës është në prag të falimentit

Oct 18, 2017 | 10:38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pronarë dhe të punësuar në biznesin e vogël në Kavajë, të cilët shprehen kundër futjes së tyre në skemën e pagesës së TVSH, pasi kjo do ti çojë drejt falimentimit për shkak të rritjes së shpenzimeve. Po ashtu kjo, do ti detyrojë të rrisin çmimet që do të thotë se konsumi do bjerë dhe ata do humbin klientelën.

22490026_1663682427016265_1273628236904658028_n

Ndwr tw tjera Basha u shpreh: “Jeni shumicë. Shumica e biznesit është biznes i vogël. Këta janë pakicë, janë pakicë e qeverisë, 20% e shqiptarëve e kanë votu dhe rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël po e bëjnë për hesap të 10 vetave, 10 oligarkëve. Këtu çelësi është bashkimi. Po u bashkuam, këta nuk kanë çfarë të na bëjnë. Do të detyrohen të zbrapsen”.

Me futjen e biznesit të vogël në skemën e pagesës së TVSH nuk janë dakord as ato biznese që paguajnë TVSH tani.

“Do të bie fuqia blerëse. Në momentin që bie fuqia blerëse do të bëjmë më pak xhiro, do të çojmë më pak të ardhura në shtëpi, do të shpenzoj më pak për fëmijët e mi, për familjen, do të shtrëngoj rrypin akoma më tepër, e derisa të këputet fare”, thotë Lorenci, që ka një pikë shumice.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura