Basha apo Berisha, kush ka më shumë popullaritet? Ish-kryeministri merr shkopin dhe ngrihet për të shpjeguar shifrat

Jan 27, 2022 | 22:20
SHPËRNDAJE

Një grafik që mat popullaritetin mes kryedemokratit Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ka detyruar ish-kryeministrin që të shpjegojë shifrat.

saliberishaopinion

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha është ngritur, ka marrë shkopin dhe tregoi shifrat që sipas tij tregojnë se Basha ka popullaritet më të vogël.

Lideri historik i PD tha se grafiku që tregon se ai ka popullaritet më të lartë është historik se tregon se kush është opozita e vërtet.

“Shihe këtë këtu, 50% për Berishën dhe 4 % për Bashën. Shihni shqiptar se kush është opozita e vërteta. Ky grafik është historik se tregon opozitën e vërtetë. Lerë atë,”-tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura