Barcelona nuk i ndahet shqiptarëve, pas Manajt tani interesohet për yllin tjetër të Kombëtares

Feb 24, 2020 | 15:48
SHPËRNDAJE

Marsh Kumbulla është duke zhvilluar një sezon pothuajse perfekt në Serie A me Helas Verona, duke u bërë kështu një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Itali.marash kumbulla

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë skuadra të mëdha si Interi, Juventusi dhe Napoli në Itali, por edhe nga kampionatet e tjera. Garës për të marrë shërbimet e Kumbullës tashmë i është shtuar edhe Barcelona.

Sipas asaj që shkruan “TuttoHellasVerona”, katalanasit ndjekin me kujdes mbrojtësin 20-vjeçar. Thuhet se spanjollët janë në kërkim të një lojtari për repartin e prapavijës, duke ditur se edhe Pike është në një moshë të madhe dhe Umtiti po tregon një formë të dobët. marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Barcelona dëshiron ta marrë menjëherë në ekip Kumbullën, në mënyrë që ai të mësohet me lojën e katalanasve përkrahë Pikesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura