BANKA E SHQIPËRISË/ TENDER I HAPUR KOMBËTAR

Sep 4, 2020 | 7:00
SHPËRNDAJE

bankaeshqiperise

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerje pjesë këmbimi për printera & fotokopje, letër A4 si dhe mirëmbajtja e minishtypshkronjës për nevojat e Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 3,700,000 Lekë.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411(ext. 1844), çdo ditë nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi:     Banka e Shqipërisë

BIC:               STANALTR

IBAN:            AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: “Blerje pjesë këmbimi për printera & fotokopje,letër A4 si dhe mirëmbajtja e minishtypshkronjës për nevojat e Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 30 Shtator 2020, ora 14:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura