Bakaj-gol, kualifikon Çornomoretsin në Kupë

Nov 1, 2012 | 14:57
SHPËRNDAJE

Shënjestron sërish Elis Bakaj. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka shënuar në Kupën e Ukrainës dje me Çornomoretsin në fushën e modestëve të UkrAhroKom Priutivka, duke i dhënë jo vetëm fitoren, por dhe kualifikimin për më tej skuadrës së tij. Ishin miqtë nga Odesa që shënuan të parët në minutën e katërt me anë të Politilos, por vendësit barazuan në pjesën e dytë, në minutën e 48-të, me anë të Kalinovskit. Më pas Bakaj, në minutën e 67-të, i dha fitoren Odesës me golin e realizuar. Ky ishte goli i katërt sezonal i Bakajt. Më përpara ai ka shënuar në kampionat ndaj Tavrijas (1-0), Karpatit (1-1) dhe në fushën e Vorskla Poltavës (0-1). Me golat e tij Bakaj i ka dhënë 7 nga 14 pikët që ka sot Çornomorets në kampionatin ukrainas, si dhe i kualifikoi dje në Kupë. Kujtojmë se lojtari ka qenë  për gati një muaj larg fushave pas një dëmtimi, aq sa mungoi edhe në ndeshjet e tetorit me ekipin tonë përfaqësues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura