“Babëzia me justifikim luftën, e papranueshme”- Presidenti Meta me thirrjen e fortë: Rritja e shfrenuar e çmimit të karburanteve të ndalet menjëherë

Mar 9, 2022 | 11:59
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim për situatën e krijuar nga rritja e shfrenuar e çmimit të karburanteve në vendin tonë.

siguria-meta

Kreu i shtetit kërkon që kjo rritje që e quan abuzive të ndalet menjëherë.

“Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”, shkruan Meta.

Postimi i presidentit Ilir Meta

?️??? Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
? Në Slloveni 1.75 USD/litër
? Në Kroaci 1.65 USD/litër
? Në Rumani 1.6 USD/litër
? Në Serbi 1.57 USD/litër
? Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura