“Babai yt po më vret”- U masakrua me thikë nga bashkëshorti, gruaja i kërkoi ndihmë djalit! Mesazhi zanor që i dërgoi në Whatsapp

Mar 31, 2023 | 9:34
SHPËRNDAJE

Një krim brenda një familje ka ndodhur në Itali, ku protagonistë fatkeqësisht janë sërish shqiptarët.

Xhafer Uruçi Zenepe Uruçi

Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur mesditën e djeshme në Terni, Itali, ku Xhafer Uruçi, 70 vjeç ka vrarë me thikë, bashkëshorten e tij, Zenepe Uruçi, 65 vjeçe. Krimi i rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Borgo Rivo në Terni.

Xhafer Uruçi mësohet se ka vrarë gruan në shtëpinë e tyre. Pak para se të ndodhte ky krim i rëndë, gruaja Zenepe Uruçi i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj, duke i nisur një mesazh zanor në Whatsapp: “Babai yt po më vret”.

Pas kësaj, djali kishte marrë në telefon babain, i cili i ishte përgjigjur të birit: “Çfarë po bëj, po bëj një rrëmujë të madhe”.

Djali ishte munduar të lidhej me nënën e tij, por nuk ishte bërë e mundur, më pas kishte marrë në telefon një fqinje dhe policinë.

Kur këta kanë shkuar në banesën e familjes Uruçi, gruaja kishte vdekur, ndërsa është arrestuar autori i vrasjes, Xhafer Uruçi, 70 vjeç, bëjnë me dije mediat italiane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura