Babai që përdhunoi dhe la shtatzënë të bijën dënohet me burg përjetë, vajza: Të dua! (FOTO)

Apr 25, 2015 | 17:49
SHPËRNDAJE

Një burrë në Britani të Madhe është dënuar me burg përjetë pasi la shtatzënë vajzën e tij, të cilën e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur prej kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe.

Burrit, emri i të cilit nuk është bërë publik për arsye ligjore, i është dhënë një dënim me burgim përjetë nga Gjykata Crown Derby, e cila ka dëgjuar dëshmi sesi ai “i mori jetën vajzës së tij” me anë të abuzimit seksual.

Foto Ilustruese

Por çka shokuar edhe më tepër opinionin publik mbi këtë histori ishte fakti se vajza, teksa shihte abuzuesin e saj në bankën e të akuzuarve, vrapoi drejt tij duke thirrur: ‘Unë të dua dhe s’dua të të humbas’.

Burri e kishte përdhunuar të bijën derisa ajo kishte mbetur shtatzënë.

Burri u dënua me burg përjetë nga gjykata Derby Crown

Madje në përpjekje për të ndërprerë shtatzëninë pa ngritur shqetësime ai e kishte nxitur vajzën e tij për të vazhduar të merrej me sportin e “kick boks”-it.

Historia u zbulua kur vajza kishte refuzuar t’i rrëfente autoriteteve se kush ishte babai i foshnjes. Në këto kushte gjykata kishte urdhëruar një test atësie. Çifti ia mbathi, por u kap nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura