“Avokati ishte në tavolinë me viktimën”/ Drejtori i Policisë së Tiranës jep detaje për vrasjen pranë Gjykatës: Bashkëshortja e Kudret Saliaj ka qenë e arrestuar për…

Jun 4, 2021 | 13:35
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Japuaj ka dhënë detaje nga vrasja e Kudret Saliaj nga ish-vjehrri i tij. Nga vendi ku ndodhi krimi, Japuaj tha se në tavolinë me viktimën ishte edhe avokati, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur.

Sipas Jaupajt, bashkëshortja e viktimës ka qenë e arrestuar me parë për dhunë në familje.

“Si rezultat i kontrolleve të shpejta u bë kapja e autorit dhe shoqërimi në polici.

Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje.  Po bëheshin seanca për divorc në këto kushte, babai i vajzës ka goditur ish dhëndrin e vet.

Gjatë kësaj ngjarje është plagosur edhe avokati që ishte në tavolinë bashkë me viktimën. Ka dëshmitare okularë. Është e dokumentuar autorësia”, u shpreh Jaupaj.

SI NDODHI VRASJA

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, por i plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në konflikt është përfshirë Mexhit Picari, i cili ka qëlluar me arme per vdekje ish-dhëndrin e tij, shtetasin Kudret Saliaj që ishte ne proces divorci me gruan dhe sot ishte seanca e radhës, por qe nuk u zhvillua.

Sipas dëshmitarëve, pas ngjarjes ish-Prokurori Cama ka qenë i vetëdijshëm dhe ka qëndruar aty derisa ka mbërritur policia. Ai ka qenë i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka pranuar që kolegë të tij ta dërgonin në spital.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P”, thotë policia.

Nga policia janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura