Ava Max humb njeriun e dashur të familjes: Zemra më është copëtuar në miliona copa

Sep 22, 2020 | 11:59
SHPËRNDAJE

Sot është një ditë e trishtë për Ava Max, sepse ka humbur një ndër personat më të dashur, gjyshin e saj.

ava max humb njeriun e dashur (5)

Lajmin e kanë bërë të ditur fansat e këngëtares përmes rrjeteve sociale.

ava max humb njeriun e dashur (6)

Artistja ka publikuar në Instagram disa foto të vjetra të Dionis Koçit, të cilat janë realizuar në Shqipëri.

ava max humb njeriun e dashur (2)

Ndër të tjera, Ava zbuloi se gjyshi i saj ishte aktor dhe se dashurinë për skenën e ka trashëguar pikërisht nga ai. Koçi kishte qenë i sëmurë prej kohësh, por kishte pritur me padurim publikimin e albumit të parë të Ava-s.

ava max humb njeriun e dashur (7)

Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë, zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, ka shkruar këngëtarja.

ava max humb njeriun e dashur (3)

Albumin e parë, i cili titullohet “Heaven and Hell”, Ava e publikoi më 18 shtator.

ava max humb njeriun e dashur (1) ava max humb njeriun e dashur (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura