Audio-përgjimi/ Salianji: Producenti Rama dështon në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje

Oct 9, 2018 | 9:30
SHPËRNDAJE

“Akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audio-përgjimit është i Xhafajt, ndërsa producenti Rama dështon në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje”, shprehet deputeti demokrat Ervin Salianji.

“Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?  Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?  Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetëm policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova”, shkruan ai në një postim në Facebook.

***

08/10/2018/

Kam dhënë 200 mijë euro? Salianji: Nëse do kishte prova s’do isha i lirë, kjo prokurori s’ka këllqe!

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka hedhur poshtë se ai ka dhënë para për audio-përgjimin. Nëse ka prova, atëherë “unë s’do isha këtu”, tha Salianji në studion e emisionit “Open”, duke lënë të nënkuptohet se do ishte arrestuar.

“Ka dalë një përgjim mes një personi që është aktor, po e ritheksoj Prokuroria ka së paku dy aktorë që i ka çuar për ekspertim. Njëri thotë që e kam bërë unë. Përgjimet (nga prokuroria) janë bërë në 1-2 javë pasi ka dalë përgjimi. Nëse prokuroria ka fakte që kam dhënë 200 mijë euro, ça prokurorie është kjo, prokurori pa këllqe, shkon te këta, jo mo jo…”, tha Salianji.

Sipas tij, hetimi i prokurorisë s’ka qenë i plotë: “Investigimi gazetaresk ka shkuar të kryeplaku në Tragjasë, te një lokal i Habiljave me mërin Ermal, Ermali është shef i Policisë në Dhërmi… Nëse Prokuroria do kishte vërtetuar këto budallaqet që shkruan aty unë s’kisha si të dilja këtu”.

“Prokuroria thotë që ne i kemi dhënë këto. Ka pesë muaj që prokuroria ka kohë ta vërtetojë këtë, si s’mund ta vërtetojë, kjo është qesharake”, tha.

***

Audio-përgjimi/ Ka frikë nga arrestimi? Përgjigjet Salianji: Ju tregoj ‘hiletë’ e prokurorisë

Deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur se prokuroria ka përdorur disa marifete për audio-përgjimin që pretendohet se implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm në trafik droge.

salianji

Në studion e emisionit “Open”, deputeti u pyet: Keni frikë të arrestoheni?

“Pse do kem frikë unë, kur s’kanë frikë këta që kanë bërë krimin…”, u përgjigj deputeti.

Meqë sot kemi vendimin e gjykatës me aktet e prokurorisë, s’thotë që audio-përgjimi s’është i vërtetë, tha Salianji.

Kryerja e ekspertimit është caktuar me një ekspert privat, e theksoj, ekspert privat, shtoi.

“Regjistrimet s’janë origjinale thotë akte-ekspertimi, tha Salianji, janë marrë nga pamjet e mediave, pra (prokuroria) ka çuar një material të marrë nga mediat për të ulur cilësinë e zërave. Pra prokuroria në mënyrë të qëllimtë e ka marrë aktin nga mediat, ndërkohë që ka materialin origjinal që i ka çuar gazetari dhe ato që ka marrë nga ne (PD)”.

“Prokuroria ka çuar disa aktorë, një Argon Hyseni dhe një Fredi Alizoti për ta ngarruar. Loja që ka bërë prokuroria është se zëri i Agron Xhafajt, sipas ekspertes private britanike, nuk është në kushtet e duhura”, tha.

Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.

“S’duhet të nxitohemi, do e shohim që brenda këtij materiali ka shume momente që rrëzojnë dhe implikojnë prokurorinë”, tha Salianji.

“Unë e kam takuar personin pasi ka ardhur në recepsion. Prokuroria se dha të plotë dëshminë time”, tha.

“Deklaratat i kam bërë në Prokurori, telefonat që më vijnë si kryetar i aksionit qytetar në PD, janë të shumta, çfarë ka këtu? Kam komunikuar edhe me të më pas padiskutim, si e marr unë përsipër që do ja mbroj? Ka njerëz që vijnë dhe duan të denoncojmë çdo ditë. Unë i marr dhe i çoj në televizione. C çfarë ka këtu ndonjë gjë? Aty, në përgjigjme kanë kapur: ‘po ca bërë, por ça ka’”, vijoi deputeti.

“Shikoni sa herë ka folur ky nr (Albert Veliu) me Agron Xhafajn, e ka marr Agron Xhafaj në celular, kanë komunikime 24 herë. Prokuroria se mohon dot, se tabulatet nuk fshihen. Agron Xhafaj dhe Veliu flasin. Ekspertiza thotë që zërat janë të ngjashën”, shtoi.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura