Atmosferë elektrizuese në Festën e Birrës Korçë/ Nata e parë me momente magjike për pjesëmarrësit, shërbim cilësor e shije e pakrahasueshme e birrës “Korça”

Aug 17, 2023 | 15:30
SHPËRNDAJE

Rekord pjesëmarrje dhe një atmosferë magjike dhuroi nata e parë e Festës së birrës “Korça” në qytetin juglindor.

Mijëra qytetarë ishin pjesë e natës së parë festive për të shijuar spektaklin dhe kryefjalën e kësaj mbrëmje birrën “Korça”.

Qytetarë të Korçës, turistë vendas e të huaj festuan me birrën e parë shqiptare, duke konfirmuar edhe një herë një histori të suksesshme të traditës që vijon që prej vitit 1928.

12 stenda të birrës Korça dhe një staf i angazhuar për shërbim cilësor e të shpejtë, ofruan shijen e pakrahasueshme të birrës së freskët për konsumatorët, të cilët dinë ta vlerësojnë cilësinë e kësaj birre plot histori.

festa e birres birra korca turiste (9)

Krahas Terminalit të autobusëve, Festa e Birrës ka dhe një pol tjetër të rëndësishëm ku festohet, siç është Shtëpia e Birrës së parë shqiptare, pranë fabrikës së prodhimit të birrës, ku qytetarë e vizitorë të panumërt shijuan birrën e freskët me çmim promocional, gatimet tradicionale dhe muzikë ‘live’ me serenata mes peizazhit piktoresk dhe ajrit të pastër.

Këngëtarët e njohur të cilët u ngjitën në skenën gjigante të festës si Ylli Limani, Irkenc Hyka e Lorenc Hasrama elektrizuan atmosferën dhuruan për pjesëmarrësit emocione të shumta të cilat do të vijojnë edhe për 4 net të tjera me këngëtarë të njohur shqiptarë e të huaj.

festa e birres birra korca turiste (6) festa e birres birra korca turiste (14) festa e birres birra korca turiste (8) festa e birres birra korca turiste (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura