Atmosfera kuqezi, çfarë ndodhi në Elbasan para ndeshjes (FOTO-VIDEO)

Oct 8, 2015 | 19:20
SHPËRNDAJE
UPDATE/ Rreth një orë para fillimit të ndeshjes (20:45) mes Shqipërisë dhe Serbisë, mijëra tifozë u dyndën në qytetin e Elbasanit për të ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare të futbollit. 

autobusi-me-ekipin-serb-700x394

19:15
Lojtarët e Kombëtares serbe të futbollit prekën fushën e stadiumit “Elbasan Arena” rreth orës 19:15 minuta. Gjatë momentit kur lojtarët po njiheshin me fushën, ata u pritën me vërshëllima nga tifozët kuqezinj.

Lojtarët serbë në Elbasan Arena

#VIDEO Lojtarët serbë duke u futur në “Elbasan Arena” #SHQIPERI #SERBI

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Thursday, 8 October 2015

18:50
Arbitri i ndeshjes, Nikola Ricoli futet në fushë për të inspektuar kushtet e stadiumit, ndërkohë merr ovacionet e publikut të cilët e presin me duartrokitje. Nga ana tjetër tifozët dëgjohet teksa brohorasin në çdo moment: “Ballist Morina”.

Provat per Himnin

#VIDEO Provat për Himnin Shqiptar nga “Elbasan Arena” #SHQIPERI #SERBI

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Thursday, 8 October 2015

Stadiumi i Elbasanit para fillimit te ndeshjes Shqiperi-Serbi
Stadiumi i Elbasanit para fillimit te ndeshjes Shqiperi-Serbi

18:43

Tifozët kanë filluar të zënë vendet e tyre në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërkohë që pritet edhe mbërritje e Kombëtares serbe në dhomat e zhveshjes. Gazetarët e “Panorama” raportojnë se autobusi i Kombëtares serbe ka kaluar tunelin Tiranë-Elbasan dhe po i drejtohet stadiumit nën masa të forta sigurie.


Autobusi serb drejt Elbasanit

#VIDEO – Autobusi i lojtarëve serbë rrugës për në Elbasan

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Thursday, 8 October 2015

16:40

Teksa po afrohet ora e ndeshjes me Serbinë, dhe Policia Shqiptare është në gatishmëri të plotë, informacionet më të fundit, nga gazetarët e Panorama në Elbasan, mësohet se në qytetin ku do luhet sfida historike kanë ardhur edhe forca policie nga Kosova. Mësohet se janë 2 furgonë policie, e një Fuoristradë, 20 veta të Forcave Speciale të Kosovës. 

tre automjetet me forcat speciale te Kosoves
tre automjetet me forcat speciale te Kosoves

Forcat e Policise se Kosoves
Forcat e Policise se Kosoves

Policia para ndeshjes

Policia përgatitet për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri Serbi

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Thursday, 8 October 2015

kuqe4
E gjithë situata, çdo detaj, në kontrollin e Policisë së Shtetit, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA në Elbasan. Gazetarët e Panorama sjellin nga qyteti dhe stadiumi ku do të luhet ndeshja historike sonte në mbrëmje, atmosferën pak orë para nisjes së sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë.

kuqe3
Përmes fotove dhe videove të mëposhtme ju mund ta ndjeni edhe vetë atmosferën e zjarrtë ndezur nga ngjyrat kuqezi të dekorit të qytetit. Nuk mungojnë flamujt e varur në dritare por edhe mbi shpatullat e tifozëve.

12077125_1168703473143709_374236948_n
12071514_1168703446477045_1553238828_n

Ndërkaq, policia ka blinduar zonën dhe është në gatishmëri të lartë. Në dy nga videot e gazetarëve të Panorama shihet edhe se si forcat e policisë janë duke bërë instruktazh, stërvitje për ndonjë situatë të rrezikshme. Policia ka kryer edhe kontrolle antieksploziv ne stadium.

12067811_10153546043813260_413934272_n
12077346_10153546043843260_1859312426_n

Qindra tifozë, të ardhur dhe Maqedonia, Kosova madje dhe nga Nju Jorku dhe Gjermania festojnë rrugëve të Elbasanit. Janë me mijëra tifozët të ardhur aznekënd, të cilët po japin mbështetjen për kombëtaren kuqezi.

12071507_10153546044048260_520831479_n

Hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Drejtoria e Forces Levizese Operacionale ne Elbasan zhvilloi nje demostrim masash ne rast nderhyrje te prishjes se rendit . Demostrimi eshte ndjekur nga Drejtori i Policise se Shtetit Haki Çako, Altin Qato dhe Niko Brahimaj.

12112524_1168694733144583_1311704824_o
12119697_1168694883144568_1916308778_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura