Atentati në Vlorë/ Zbardhen pamjet e kamerave të sigurisë, ja ç’filmuan

May 24, 2016 | 10:01
SHPËRNDAJE

Edhe pse Armando Sulejmani ka deklaruar se atij i zunë pritë të dielën kur i bënë atentat, por ai nuk u përgjigj me armë, policia ka prova për të kundërtën.

foto nga vendi i ngjarjes
foto nga vendi i ngjarjes

Policia konfirmohet se është qëlluar me armë zjarri nga të dyja palët. Sipas burimeve zyrtare, thuhet se Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, pasi është qëlluar, është ngjitur në pallat duke qëlluar drejt autorëve me pistoletën që mbante me vete.

Dyshohet se një prej autorëve të jetë plagosur, por nga verifikimi në qendra shëndetësore dhe spitalet përreth nuk rezulton se ai të jetë mjekuar.

Policia ka këqyrur kamerat në disa njësi tregtare të zonës, duke konstatuar lëvizjet e dy personave. Ata mendohet se janë të moshës 20 deri në 25 vjeç, me maska në kokë dhe të armatosur me pistoletë.

Edhe pse janë shoqëruar në komisariat rreth 12 persona, asnjë prej tyre nuk ka dhënë dëshmi të rëndësishme për hetimin. Paraprakisht, policia mendon se personat që kryen atentatin mund të kenë qenë të paguar, por jo shumë profesionistë.

QEMAL BIRAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura