Atentati ndaj 66-vjeçarit/ Policia kontrolle në banesën e viktimës. Autorët dyshohet se janë në…

Feb 25, 2021 | 11:10
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e kësaj të enjte, në rrugën e Elbasanit, pranë zonës së Piramidës, iu bë antantat 66-vjeçarit Behar Sofia.

Sipas News24 policia ende po vijon kontrollet në zonën ku ndodhi atentati, për të zbuluar prova të reja.

Po ashtu, kontrollet e policisë janë shtrirë në banesën e tij, ku pritet të sigurohen pamje nga ambientet përreth, për të mësuar nëse 66-vjeçari vrojtohej nga atentatorët.

Deri më tani, nuk raportohet për makinë të djegur, siç ndodh zakonisht në raste të tilla dhe dyshohet se vrasësit ndodhen ende në lëvizje. Paraprakisht policia dyshon se vrasja ka ndodhur për shkak të trafikimit të drogës, pasi 66-vjeçari Seferi është skeduar si një person që trafikonte lëndë narkotike. Po ashtu mësohet se ai prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi.

Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krahë të lumit të Lanës, kur është qëlluar me dy plumba në trup, me një armë sileniciatore. Ndonëse ai u transportua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./Bw

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura