“Ata që po shijojnë pushimet në vijën bregdetare mund të rrinë të qetë”/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Aug 9, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

 

Moti për javën e ardhshme duket se do të jetë me kushte të mira për pushuesit në plazhe.

auto_WAWA-7-780x4391588174100

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se nuk do të ketë reshje shiu në vijën bregdetare të vendit.

“Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut”, thekson parashikimi.

Njoftimi i plotë i SHMU:

Sipas modeleve të parashikimit, ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” njëra tjetrën dhe i gjithë parashikimi mund të mblidhet në një tablo të përgjithshme. Por cfarë pritet të ndodh?

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike (të cilat spo i hyjmë në detaje), të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e Hënë deri të Premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje tëterritorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton itensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.

117411346_979028149203191_3261688785600692579_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura