“Asnjë levë për të përçarë opozitën, nuk do ta shpëtojë qeverinë”- Basha pyetet nëse ndihet i rrezikuar nga Ilir Meta: Këto janë katjusha të Edi Ramës për…

Oct 22, 2020 | 21:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka asnjë levë që e shpëton Edi Ramën, teksa pyetet për parti të reja nga e djathta.

9eed545559690f22bd03530082ea2a74

Sipas tij, bashkimi brenda opozitës është i fortë dhe asnjë makinacion nuk e përçan.

Nuk ka formulë që e shpëton Edi Ramën, siç u përpoq të na hiqte komisionarët, siç po përpiqet të përçajë opozitën. Nuk do t’ia dalë. Di që ka një frymë të madhe bashkimi, kohezioni brenda PD-së dhe opozitës, qëllimi është largimi i qeverisjes së keqe. Edi Rama e ndjen këtë, është i trembur. Po bën gjithçka për t’iu shmangur, por e ka të kotë. As ndryshimi i sistemit pasi u shpallën zgjedhjet, nuk kanë për ta shpëtuar dot nga ndëshkimi popullor.

Në përpjekje të dëshpëruara fus përpjekjet për të krijuar javët apo muajt në vijim levat për të prishur kohezionin opozitar. Nuk ka për të funksionuar siç kanë funksionuar përpjekjet në fundin e një qeveria, e cila ka vendosur të humbë me turp, me shumë turp se çdo qeveri para saj. Presidenti i Republikës ka deklaruar se do ta kthejë Kodin Zgjedhor. Ne do të ndjekim procesin ligjor”- theksoi Basha.

Kreu demokrat u pyet edhe për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, duke theksuar se

Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale. Roli i Presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pa kapur i Republikës. Gjithë institucionet e tjera janë në hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura. Republika është e deinstitucionalizuar. Qëndrimet e tij në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit, që u shkel nga Edi Rama për shkak të frikës, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që ka Presidenti”, theksoi Basha në EuroNews.

I pyetur nëse ndihej i rrezikuar nga roli i Ilir Meta, Basha tha se këto janë “katjusha të Edi Ramës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura