“Askush nuk na frikëson”/ Vrasja e deputetit britanik, sekretarja e brendshme: Do të shtojmë masat, shoqërues për çdo ligjvënës

Oct 16, 2021 | 19:37
SHPËRNDAJE

Pas vrasjes së deputetit britanik David Amess, qeveria ka vendosur të shtojë masat e sigurisë për ligjvënësit e tjerë.

davidamess

Këtë e ka bërë të ditur sekretarja e Ministrisë së Brendshme, Pretty Patel duke thënë se deputetët do të kenë shoqërues gjatë punës së tyre të përditshme.

“Të gjitha masat janë duke u marrë për sigurinë e deputetëve në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre si anëtarë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne jetojmë në një shoqëri të hapur, në një demokraci. Askush nuk do të na frikësojë”, tha patel.

Vrasja e deputetit, Sir David Amess po trajtohet në Britani si një incident terrorist nga policia.

BBC raporton se Policia Metropolitane ka deklaruar se ekziston një lidhje të mundshme e sulmit ndaj deputetit me ekstremizmin islamik.

Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendin e ngjarjes nën dyshimin për vrasje dhe policia tha se nuk po kërkonte askënd tjetër për vdekjen.

Agjensitë e zbatimit të ligjit besojnë se burri ka vepruar vetëm, por hetimet për rrethanat e incidentit po vazhdojnë. Polici bëri gjithashtu me dije se, si pjesë e hetimit, oficerët po kryejnë kërkime në dy adresa në zonën e Londrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura