“Asgjë nuk i ndal të rinjtë”, Basha: Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg

Feb 10, 2020 | 18:03
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me disa të rinj, vullnetin për të punuar të të cilëve e konsideron potencial për një të nesërme më të mirë.

basha

“Kur talenti bashkohet me zhvillime dhe iniciativa bashkëkohore, asgjë nuk i ndal të rinjtë.
Takimi i sotëm në Albania Business Partner ishte shumë frymëzues! Potenciali i të rinjve tanë të mbush me besim e të jep shpresë se Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg”, shkruan Basha, në një postim në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura