Asfiksohet nga tymi/ I moshuari po digjte mbeturinat në tokën e tij, por…Detajet si humbi jetën 69-vjeçari (EMRI)

Feb 26, 2021 | 14:15
SHPËRNDAJE

digjen mbeturinatNjë 69-vjeçar është asfiksuar dhe ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit dhe sipas informacioneve i moshuari ishte duke djegur mbeturinat.

Sipas News24, viktima është identifikuar si Asqeri Lybeshari, i cili është asfiksuar nga tymi dhe më pas ka rënë mbi zjarrin e ndezur, duke gjetur vdekjen.

I moshuari është parë nga banorët e zonës në momentin e rrëzimit mbi mbeturinat e djegura, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

69-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por ka mbërritur pa shenja jete për shkak të djegieve të shumta dhe asfiksimit nga tymi.

Sipas policisë, ngjarja është aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura