“Punonjës të Policisë merreshin me transport droge për Balilin”

May 12, 2016 | 21:40
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha, ka folur në “Opinion” për rastin e ish-drejtorit të Transporteve në Sarandë, që kërkohet nga autoritetet greke për transport ndërkombëtar droge.

Hoxha tha që Klemend Balili është marre me drogë që në vitin 2006 dhe më herët, kur kishte edhe punonjës të Policisë që merreshin me transportin e drogës së tij.

Hoxha tha se organizata që ka krijuar Balili ka fitime me qindra miliona euro. Ai tha gjithashtu se Balili ka lidhje të forta Politike si edhe ka përvetësuar një pronë ku ka ngritur një hotel me vlerë mbi 3 mln euro, në ceremoninë e inaugurimit të të cilit mori pjesë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Profil/ “Kush është Balili dhe lidhjet e tij me politikën”

Hoxha ka bërë edhe një profil të Klemend Balilit, personit i cili cilësohet si Eskobari i Ballkanit.

“Prokuroria e ka hetuar por nuk e ka çuar për gjykim. Klement Balili dhe vëllezërit e tij vijnë nga fshati Siar i Delvinës. Njihen që në zonë kanë autoritet. Nipi i tij është aktualisht kryetari i Bashkisë së Delvinës dhe ka fituar me 73 për qind të votave dhe janë njerëz që kanë autoritet. Ka qenë kandidat i LSI-së por ka kandiduar edhe më herët për opozitën e sotme dhe ka humbur me rezultat të thellë.

Ky personazh humb pas atij votimi dhe shfaqet sërish në vitin 2009, por këtë radhë duke ndryshuar bindjen politike. Në vitin 2010 ka marrë në pronësi ish Kampin e Punëtorëve dhe mesa di unë është dhënë edhe me miratim të Ministrisë së Ekonomisë, pra ka qenë pronë e sindikatave.

Fillimisht e ka marrë me qera dhe po me një vendim po të Ministrisë së Ekomonisë që ka qenë aleat i LSI-së ia ka dhënë objektin këtyre personave dhe sot është një nga komplekset më të mira sot në Shqipëri”, tha Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura