Artan Hoxha publikon videon: Kryebashkiaku i Bulqizës filmohet duke thithur kokainë në ambient publik

Jan 22, 2020 | 17:31
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon, në të cilën pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është kapur duke pirë kokainë në një ambient publik.

Gazetari tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

lefter alla kokaine

Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.

Gazetarie bëri të ditur lajmin mbërmjen e djeshme, ndërsa Alla mohoi të ketë bërë një gjë të tillë, duke argumentuar se video ishte e montuar.

kryebashkiaku 1 kryebashkiaku 2 kryebashkiaku 3 kryebashkiaku 5 kryebashkiaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura