I doli emri si personi që pinte kokainë në lokal, reagon për herë të parë kryebashkiaku Lefter Alla

Jan 22, 2020 | 12:35
SHPËRNDAJE

“Nuk jam unë personi në video, video është e montuar”. Kështu ka deklaruar në një prononcim për “News 24”, kryetari i bashkisë së Bluqizës Lefter Alla.

Sipas tij, videoja eshte e montuar, nderkohe qe e gjithe kjo, sic ka deklaruar ai eshte “sulm politik” qe po i behet. Lefter-Alla

Reagimi i tij vjen, pak pasi PD në një deklaratë për mediat, tha se personi i filmuar duke pire kokaine ne lokal ishte pikerisht kryebashkiaku socialist.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, sipas mediave, i emëruar nga Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.”- tha pak me pare, ish-deputeti Ervin Salianji, në një deklaratë nga selia blu.

Me heret, u publikuan edhe pamjet nga “Abc news”. Pamjet u shfaqen në emisionin “ABC e mëngjesit”, të kryebashkiakut duke pire kokaine, të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.pk

“Bëhet fjalë për një kryebashkiak në detyrë, të zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit”- thuhej ne lajmin shoqerues te pamjeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura