Të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vlorës, raportohet për një person të plagosur rëndë

Jun 4, 2026 | 23:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qarkun e Vlorës, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri.

policia naten

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sevaster.
Si pasojë e të shtënave, një person raportohet se ka mbetur i plagosur rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

© Panorama.al

Te lidhura