Politico: SHBA rishikon dislokimin e raketave Tomahawk në Gjermani, frikë nga reagimi i Rusisë

Jun 4, 2026 | 22:40

Pentagoni amerikan pritet të anulojë planin për vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani, pjesërisht për shkak të shqetësimeve se Rusia mund ta interpretojë këtë lëvizje si një përshkallëzim të tensioneve.

tomaka rakete

Kjo bëhet e ditur në një raport të publikuar sot nga Politico. Sipas artikullit, zyrtarë amerikanë druhen se Moska mund të ndërmarrë masa hakmarrëse nëse administrata e presidentit amerikan Donald Trump vendos të zbatojë planin për dislokimin e raketave me precizion të lartë në zemër të Evropës.

Politico citon dy zyrtarë evropianë dhe një zyrtar amerikan si burime të informacionit.

Megjithatë, çdo vendim për të mos dërguar raketat do të përmbyste një marrëveshje të arritur gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden.

Një zhvillim i tillë do ta linte Gjermaninë pa një element të rëndësishëm mbrojtës, për të cilin drejtuesit gjermanë kanë deklaruar se vendi ka nevojë urgjente, përballë sfidave aktuale të sigurisë në Evropë.

© Panorama.al

Te lidhura