“Shkëlqimi i një pallati sporti”

Jun 4, 2026 | 7:41

PLEURAT HIMADUNAPLEURAT HIMADUNA

I sha ndër të ftuarit në atë promovim libri, të cilin e mendova nga ato të zakonshmet, si zhvillohet në të tilla raste. Por, nuk ish-te thjesht një ceremoni, por shumë më tepër. Kur në atë mjedis, ajo ceremoni promovuese bashkoi shumë personalitete të sportit shqiptar. Kampionë, rekordmenë, emra, gazetarë, publicistë me të cilët pata mundësinë edhe të takohem. Nga Vaso Shaka, Agim Fagu, Flora Toto, Roland Topalli, Ahmet Shqarri Lluka Heqimi, Ilir Trebicka, Diana Shoshkic, Pjerin Bushati, Artan Terihati, Leonar Tase, Lule Duka, e mjaft të tjerë. Një takim tejet emocionues për të gjithë. Pastaj libri, një tjetër befasi.

Askush nuk e priste një botim të tillë. Nga unë i pari. Pa e menduar në të tilla përmasa, kur sapo e merrje në dorë, kontakti i parë më të ishte krejt ndryshe. Një pallati sporti-”Partizani”, por siç shkruhet në hapje të të librit, nuk ka qenë vetëm i klubit “Partizanit”, jo vetëm i kryeqytetit, por e gjithë Shqipërisë. Një libër i rëndë, tejet informues, gjithëpërfshirës, duke iu referuar mjaft veprimtarive të zhvilluara në atë pallat sporti, si basketboll, volejboll, sportet e rënda, deri gjimnastikë, pinpong, hendboll etj.. Një libër i strukturuar në një periudhe 30- vjeçare, nga veprimtaria e parë, në korrik të vitit 1963, kur përurua, deri në prill 1993, kur iu ndryshua emri, në “Asllan Rusi”. Ky është harku kohor që ka zgjedhur autori Uvil Zajmi.

Me detaje të përcaktuara mirë, të shtrira në vite, me informacionin e duhur, bashkë me fotografitë shoqëruese thuajse për çdo ngjarje, ndeshje, sfida, gara. Nga ideatori Petrit Dume, një gjeneral i njohur, pasionant sporti për kohën. Arkitektët, inxhinierët, puna për ndërtimin e tij. Unë pata emocion kur nisa ta shfletoj. Për shumë arsye. Çdo faqe e tij më rikthente tek ato përballje, histori shumë prej tyre, tejet të ndjekura edhe nga ne në Kosovë, por vetëm në radio dhe ekranin televiziv, pasia to ishin mundësitë, rrethanat e kohës. Pa mundur të jem i pranishëm në shkallët e tij. Veprimtaritë kombëtar e ato ndërkombëtare, veçanërisht ato të lojërave me dorë, përballjet me ishekipet e Jugosllavisë, të pasqyruar mjaft mirë në libër. Që për kohën regjistrojnë takime të paharruara plot pasion, admirim.

Me lojtarë kolosë në përbërje, mjaft prej të cilëve i takova atë mbrëmje. Sportistë që i dhanë jetë, emocione atyre takimeve, atij pallati, spektatorit, bashkë me telekronistët, transmetimet televizive, gazetarët, etj.. Po kështu, peshëngritës karriere, nga Pampuri, Kalleshi, Belinova, Bodinaku, Belinova, Haxhiyseni, Hakani, Kondo, Nikolla, që lexuesi i gjen në libër. Bashkë me mundës, sfida, emra të njohur të tapetit, Kokalari, Bezhani, Nuri, Gjenerali, një pafundësi. Pa harruar gjimnastët, nga Bujari, Marko, Toto, Shqevi, Meta, Mara, Maci, Gorishti, apo Agron Rekën, Arjan Kërcikun, Ed Krifsën në pingpong etj., etj. Arbitra, administratorë, gjithçka, që lidhet me historinë e atij pallati sporti e ke në këtë libër me një titull intrigues, tejet përcaktues: “Shkëlqimi i një pallati sporti”, pasi vërtet i tillë ka qenë dhe mbetet. Dy fjalë për autorin: Me Uvil Zajmin njihem prej kohësh dhe çdo takim, një kafe me të, shoqërohet me një rikthim nostalgjik tek ato takime, atë brez sportistësh. Janë biseda pasionante, me plot detaje, që kanë mbetur në memorie, të cilat Zajmi i ka hedhur në libër: Ndeshja, emra, trajnerë, arbitra, kampionë, rekordmenë të shtangës, mundës elitarë, gjimnastë, duke të futur në një labirint emocional të atyre viteve, asaj periudhe. Mbi 600 faqe të ndara në dhjetëvjeçarë, të cilëve i bashkëngjiten vitet, njëri pas tjetrit, kur janë zhvilluar aktivitetet.

Një libër i realizuar, pas një pune, angazhimi të gjatë, të kujdesshëm, një botim me shumë interes, një ndihmë e madhe për historinë e sportit kombëtar, madje dhe jashtë kufijve të tij. Me vlerë jo vetëm për sportistët, gazetarë, por edhe për studiues, pasi ngjarjet e referuara në faqet e tij të risjellin pranë tyre, falë mënyrës se si janë trajtuar, të cilat Zajmi i ka përjetuar vetë nga afër. “Historinë e kenë bërë ju, unë vetëm e kam shkruar, pasi ne të tjerët jemi kalimtarë, ju mbeteni protagonistë absolutë të atij pallati, sportit kombëtar”, – ishin fjalët mbyëllese, me të cilat Zajmi iu drejtua të pranishmëve.

/Gazeta Panorama 

© Panorama.al

Te lidhura