FOTO/ Përplasen dy makina në autostradë, mjetet përfundojnë në kanal, shoferët me urgjencë në spital

Jun 4, 2026 | 7:17

Një aksident i rëndë është regjistruar  në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e goditjes, kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

aksident autostrade

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

aksident1

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident2

© Panorama.al

Te lidhura