“Belinda Balluku mori të tjera akuza”- Gazetari në protestë: Pastë këmbën e mbarë për gjithë qeverinë! Sot, dita 1 e Revolucionit

Jun 4, 2026 | 21:33


Sot ishte dita e pestë e protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe Nartë.

pankarta 9

Mijëra qytetarë marshuan drejt Kryeministrisë ku improvizuan një podium për të mbajtur fjalën e tyre kundër resorteve luksoze në zona të mbrojtura dhe kundër qeverisë Rama.

Një prej tyre ishte dhe gazetari Marsel Rupi, i cili rikujtoi se sot Belinda Balluku mori të tjera akuza dhe “pastë këmbën e mbarë” për të marrë të gjithë qeverinë me vete në qeli.

Gazetari Marsel Rupi: Çohuni nga kafja. Çohuni nga kafja. Sot nuk është një ditë proteste por dita 1 e Revolucionit. Sot, Belinda Balluku mori të tjera akuza. Paç këmbën e mbarë dhe paç gjithë qeverinë me vete. Nesër më shumë. Nesër më shumë. Rrofshin shqiptarët, rroftë Shqipëria.

© Panorama.al

Te lidhura