ZYRTARE/ Liverpuli prish planet e Milanit, prezanton trajnerin që zhgënjeu kuqezinjtë

Jun 4, 2026 | 20:52

Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpulit. Milani është tronditur, pasi zyrtarisht alternativa kryesore për të pasuar Alegrin ka dështuar.

Screenshot 2026-06-04 205102Liverpuli e prezantoi duke u mjaftuar me njoftimin, që tregon se Iraola do drejtojë në sezonin 2026/27. Pas eksperiencës së suksesshme me Bornmuth, trajneri spanjoll pason Arne Slot.

Milani padyshim që është tronditur dhe në periudhë delikate. Ekziston mundësia që projekti në vazhdim t’i besohet Oliver Glasner.

Pronari Kardinale dhe Ibrahimoviç po përballen me situatën ku kanë shkarkuar edhe drejtorët. Sa më shumë koha kalon, presioni po shtohet nga tifozët.

Screenshot 2026-06-04 205226

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura