“E kemi të gjithë botën demokratike me ne”- Protestuesi: Mos u ndalni, kjo protestë është kthesë historike e kombit shqiptar

Jun 4, 2026 | 20:17

Mijëra protestues u mblodhën sot në ditën e pestë të protestave kundër ndërtimeve në Nartë dhe Vjosë.

shqiptaria proteste

Përpara kryeministrisë një prej protestuesve u shpreh se protestuesit nuk duhet të dorëzohen, por të vijojnë me protesta pasi ajo është një kthesë historike për kombin shqiptar.

Protestuesi: Mos u dorëzoni, se po u dorëzuat ju iku Shqipëria, iku Kosova, iku kombi shqiptar. Kjo protestë do shënojë kthesën historike të kombit shqiptar. Mos u ndalni, vijnë nga Londra, Kanadaja ,Brukseli nga të gjitha kancelaritë. Të ngrihen populli. E kemi të gjithë botën demokratike me ne. Mos u dorëzoni. Nuk e dorëzojmë atdheun. Nuk e dorëzojmë, Tiranën, Durrësin, Sarandën të gjithë Shqipërinë.

© Panorama.al

Te lidhura